Idrissa Gueye mungoi në fitoren e PSG-së ndaj Montpellier, shkaku që nuk dëshironte të vishte fanellën me ngjyrat e komunitetit LGBT

Idrissa Gana Gueye mungoi në fitoren e Paris Saint Germain ndaj Montpellier të shtunën sepse nuk donte të luante me një fanellë me flamurin e ylberit, sipas raportimeve në mediat franceze.

PSG mundi kundërshtarin 4-0 në Stade de la Mosson, me Lionel Messin që shënoi një dygolësh për skuadrën e Mauricio Pochettino.

Ish-mesfushori i Evertonit, Gueye udhëtoi me skuadrën e PSG-së, por mungoi në listën e ekipit të tyre, me Pochettino më vonë zbuloi se lojtari “u desh të largohej nga grumbullimi për arsye personale. Por, ai nuk është i lënduar”.

Mungesa e Gueye ngriti pikëpyetje nëse ai e kishte humbur ndeshjen sepse refuzoi të vishte fanellën me flamurin e ylberit, simbolin e komunitetit LGBTQ+.

Të gjitha ndeshjet e Ligue 1 fundjavën e kaluar shfaqën flamurin në numrat e fanellave të lojtarëve dhe shiritat e kapitenëve si pjesë e një nisme për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë më 17 maj.

Raportimet e të përditshmeve franceze L’Équipe dhe Le Parisien theksuan se Gueye kishte humbur të njëjtin raund të ndeshjeve sezonin e kaluar për atë që u raportua në atë kohë si “probleme me stomakun”.

Përfaqësuesit e Gueye mohuan se ai e kishte bojkotuar ndeshjen sezonin e kaluar, por ende nuk kanë dhënë një deklaratë për mungesën e tij të shtunën.

Megjithatë, RMC Sport pretendon se mungesa e Gueye ishte me të vërtetë për shkak të refuzimit të tij për të veshur një fanellë me flamurin e ylberit.