Ibrahimi në eventin e shoqatës SOS VITA: Të frymëzuar për të vazhduar të mbështesim kauza humane

Shkup, 7 shkurt – Humanizmi dhe solidariteti mund të sjellin ndryshime të prekshme në jetët e njerëzve, tha lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi i cili mori pjesë në shpërndarjen e 15 karrocave elektrike për njerëzit me nevoja ndryshe të organizuar nga shoqata SOS Vita.

Statusi i plotë i Ibrahimit në Facebook:

Së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezi, deputetët Bekim Sali dhe Merita Koxhaxhiku, morëm pjesë në ceremoninë e ndarjes së 15 karrocave elektrike, e organizuar nga organizata për persona me nevoja të veçanta SOS VITA, nën udhëheqjen e Ertan Shakirit.

Është kënaqësi e veçantë të ishim pjesë e këtij eventi, duke e ditur se Ertani po bën një punë jashtëzakonisht fisnike, duke u dhënë shpresë dhe mundësi për një jetë më të lehtë atyre që kanë më së shumti nevojë.

Ky është një shembull i vërtetë se si humanizmi dhe solidariteti mund të sjellin ndryshime të prekshme në jetët e njerëzve. Sot, më shumë se kurrë, u ndjemë të frymëzuar për të vazhduar të mbështesim kauza të tilla që sjellin buzëqeshje dhe lehtësojnë sfidat e përditshme të këtyre personave.