Ibrahimi: Kërkojmë rezultat pozitiv ndaj Arabisë Saudite

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite. Në këtë ndeshje, përzgjedhësi Blagoja Milevski do të shfrytëzojë një numër të madh lojtarëve nga Liga e Parë e Maqedonisë. Njëri prej tyre është edhe Besart Ibrahimi, sulmuesi kryesor i Struga Trim Lum.

“Është një ndjenjë e mirë të jesh sërish në fanellën e kombëtares. Të gjithë ne këtu duhet ta kuptojmë detyrën tonë sa më me përgjegjësi dhe të përpiqemi të bëjmë një rezultat pozitiv kundër Arabisë Saudite. Na pret një sfidë e madhe. Kundërshtari po përgatitet për Botërorin dhe ndoshta do të motivohen për të fituar dhe për të rritur besimin para fillimit të Botërorit. Na takon neve të tregojmë cilësinë, të justifikojmë besimin e trajnerit dhe të konfirmojmë se në Ligën e Parë, ka futbollistë me potencial”, tha sulmuesi kërçovarë.

Në stërvitjen e parë në Shkup ishin prezent të gjithë futbollistë e ftuar, me përjashtim të Darko Velkovskit. Ndeshja miqësore është planifikuar të zhvillohet më 22 tetor në Abu Dhabi.