“I njohim sëmundjet e rralla 2022” – fushatë për ngritjen e vetëdijes për personat me sëmundje të rralla

Shkup, 10 shkurt – LightUpRare është motoja e fushatës së sivjetme kombëtare “I njohim sëmundjet e rralla 2022” e cila deri më tani emetoi 10 episode me tekste dhe video të ndryshme edukative të përpunuara për çdo diagnozë veç e veç në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Qëllimi i kësaj fushate, e cila filloi më 1 shkurt, është që ta ngritë vetëdijen dhe solidaritetin ndaj personave të cilët vuajnë nga sëmundje të rralla, familjet e tyre dhe kujdestarët, punonjësit shëndetësorë, hulumtuesit, përfaqësuesit e industrisë dhe të publikut në përgjithësi.

Organizatorët dhe kryetarja e Shoqatës për sëmundje të rralla “Rrallë është të jesh i rrallë”, Gordana Lolevska me rastin e Ditës së sëmundjeve të rralla – 28 shkurti u bëri thirrje të gjithëve që t’i ndihmojnë bashkësisë për sëmundjet e rralla që të bashkohet me zinxhir të dritave në mbarë botën.

Siç kumtoi, zinxhiri i objekteve të ndritshme do të shërbejë si një prej arsyeve simbolike për shkeljen e izolimit në nivel global.

Gjithashtu, përveç ndërtesës në komunën e Strugës, gjatë këtyre 10 ditëve të fushatës, në qytet janë ndriçuar shumë monumente dhe objekte të rëndësishme siç janë xhamia “Mustafa Çelebi”, Shtëpia përkujtimore e vëllezërve Miladinovci, Përmendorja e Revolucionit, përmendorja e Nënë Terezës, lumi Drini i Zi. Deri në fund të fushatës, struganët paralajmëruan se do të ndriçohen edhe shumë objekte. Hoteli “Beograd” në Strugë tani më dy vite e radhë është mbështetës i fushatës.