I dyshuari për vrasjen e Shinxo Abes do t’i nënshtrohet vlerësimit psikiatrik
I dyshuari për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinxo Abe do t’i nënshtrohet vlerësimit psikiatrik deri në fund të nëntorit, që të mundet prokurorët të përcaktojnë nëse do të shtrojnë aktakuzë për vrasje.
Gjykata e Qarkut në Nara sot kumtoi se u ka lejuar prokurorëve mbi të dyshuarin Tecuja Jamagami të bëhet vlerësim psikiatrik që do të zgjasë deri më 29 nëntor, kur ata duhet ta sjellin aktvendimin.
Jamagami i ka thënë policisë se e ka vrarë Aben për shkak të lidhjeve të tij me organizatën religjioze, të cilën Jamagami e urren. Deklarata e tij dhe dëshmi të tjera tregojnë se Jamagami është shqetësuar pasi nëna e tij ka dhënë donacione të mëdha për Kishën e bashkimit të njohur si sekti Mun, për çka familja kishte falimentuar.
Vrasja e Abes përqendroi vëmendjen nga lidhjet e tij dhe të partisë së tij me sektin konservator Mun.
Anëtarët e Partisë kryesore opozitare Kushtetuese-demokratike sot konfirmuan se do të kërkojnë hetim për atë se si organizata fetare ka ndikuar mbi ankesat e partisë së Abes për vendosjen e martesave të gjinisë së njëjtë dhe lejimin e çifteve të mos e kenë mbiemrin e njëjtë.
Sekti Mun është formuar në Seul në vitin 1954, një vit pas përfundimit të luftës koreane. Është formuar nga Sun Mjung Mun, mesih i vetëshpallur. Mësimet e sektit bazohen në interpretimet e Munit në Bibël dhe në sistemin konservator të vlerave të fokusuar në familjen dhe kundërshtimin e komunizmit.
Në shtator 2021, Abe publikisht e lavdëroi punën e Fondacionit të sektit – Paqja universale.
Lidhjet midis sektit Mun dhe partisë në pushtet të Abes vijnë nga gjyshi i Abes, ish-kryeministri Nobusuke Kishi.

