I dërguari gjerman Saracin për vizitë në vend, zbardhet agjenda

Shkup, 5 korrik – I dërguari i Posaçëm i Qeverisë Federale gjermane Mauel Saracin, nesër vjen për vizitë zyrtare në vend dhe do të realizojë takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë kompetent për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Siç kumton SÇE-ja, zëvendëskryeministri Mariçiq pas takimit me Saracin e cila është në fokus të bisedimeve do të ketë propozimin francez dhe procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe gjendjen në rajon, do të mbajnë konferencë për shtyp në Media qendrën e Qeverisë së RMV-së.

“Pas vizitës së sotme të kryetari të KE-së Sharl Mishel, i dërguari i Posaçëm i Qeverisë Federale gjermane Mauel Saracin do të jetë funksionari i katërt evropian në tre ditët e fundit, që vjen në këto momente kyçe dhe momente historike të jep mbështetje për propozimin francez për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian dhe të konfirmojë edhe një herë pozicionet maqedonase në të njëjtin”, thekson SÇE-ja.

Sekretariati për Çështje Evropiane njofton se, Saracin është planifikuar të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani.