I dënuari në rastin “Alfa” i reagon Afrim Gashit: Mos na përdorni për përfitime politike!
Shkup, 23 shkurt – Pas deklaratës së dhënë në ClickPlus, për rastet e montuara gjyqësore, liderit të Alternativës, Afrim Gashi i ka reaguar edhe i dënuari me burg në rastin “Alfa”, Agim Islami.
Duke shpërndarë videon nga deklarata e Gashit, Islami në profilin e tij në Facebook porositi se nëse AAA se kushtëzoni dot Qeverinë, mos të përdorë rastin “Alfa” për përfitime politike.
Reagimi i plotë i Agim Islamit:
Veç mos na përdorni rastin për përfitime politike ju lutem! Në qoftë se nuk mundeni ta kushtëzoni Qeverinë për t’u liruar njëra të pafajshëm, atëherë unë nuk e dij pse e përmendi rastin tonë! Oo zotëri, thuaj unë ta… Qeverinë si mos t’i plotëson kërkesat tona. Kjo vlen për të gjitha partitë shqiptare në Qeveri. Tregojeni veten njëherë se jeni për popull në Qeveri, se jeni për drejtësi. Nuk dua mëshirë, as falje se jam i pafajshëm. Duam drejtësi!