Hungaria ofron rrugë të mundshme për eksportet e grurit të Ukrainës

Hungaria ka ofruar territorin e saj si një rrugë të mundshme për eksportet e grurit ukrainas për shkak të ndërprerjes së rrugëve të zakonshme përmes Detit të Zi të shkaktuar nga pushtimi rus, tha të hënën ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

Ukraina është zakonisht një eksportues kryesor i drithërave, por për momentin, vlerësohet se ka rreth 22 milionë tonë të tij të vendosura në kapanone, në pritje për t’u dërguar anembanë globit.

Z. Szijjarto lëshoi deklaratën e tij disa orë pasi BE tha se një bllokadë ruse që parandalon eksportet është një “krim i vërtetë lufte”.

“Ne kemi ofruar për të kaluar nëpër territorin e Hungarisë, për më tepër, për të lehtësuar kalimin e çdo dërgese ushqimore të destinuar për pjesë të ndryshme të botës nga Ukraina, kryesisht në Afrikën e Veriut ose Lindjen e Mesme”, tha Szijjarto në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.