Humbin jetën 5 persona nga përplasja e trenit me një automjet në Hungari

Një tren është përplasur me një automjet në një vendkalim hekurudhor në jug të Hungarisë, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave.

Policia tha se aksidenti ndodhi në një vendkalim rrugor rreth orës 6:45 të mëngjesit pranë fshatit Kunfeherto. Drejtuesi i mjetit dhe të 4 pasagjerët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Pasagjerët në tren nuk u lënduan, por drejtuesi i trenit u transportua në spital me lëndime të lehta, sipas deklaratës së policies.