Humb jetën ushtarja ukrainase – nënë e gjashtë fëmijëve biologjik dhe gjashtë tjerëve të adoptuar

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës, ka njoftuar se një ushtare ukrainase – nënë e gjashtë fëmijëve është vrarë gjatë luftimeve nga forcat ruse.

Olga Semidyanova, 48-vjeçe, ndërroi jetë duke luftuar kundër forcave ruse, pasi shërbeu si mjeke ushtarake që nga 2014 në rajonin e Donteksut – një rajon që ishte në luftë prej vitesh.

Ajo ishte nënë e gjashtë fëmijëve dhe gjashtë tjerëve që i ka adoptuar – duke fituar titullin “nëna-heroinë”.

Semidyanova për asnjë moment nuk e kishte braktisur vijën e parë të frontit – duke luftuar përkrah bashkëkombësve të saj.