Hulumtim për perceptimin e kompanive të orientuara kah eksporti për iniciativën “Ballkani i Hapur”
Shkup, 9 shkurt – Analitika tink-tenk sot do t’i prezantojë gjetjet nga hulumtimi i parë sasior dhe cilësor “Perceptimi i kompanive të orientuara kah eksporti në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën Ballkani i Hapur”.
Analizat dhe hulumtimi janë përgatitur në kuadër të projektit “Integrimi ekonomik në Ballkanin Perëndimor – bashkëpunim rajonal ekonomik dhe treg i përbashkët rajonal – shtrirje e progresit”, me mbështetje të Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedonia
“Qëllimi i analizave është që të krijohet pasqyrë e plotë për situatën ekzistuese, shtrirje e progresit të RMV-së drejtë integrimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe përcaktim i situatës momentale në kuadër të procesit integrues drejtë BE-së, me kthesë në 4 liritë (lëvizje e lirë e mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit). Qëllimi kryesor është shtrimi gjithëpërfshirës i aktorëve kyçë dhe pozicioneve të tyre dhe propozim rekomandime për përmirësimin dhe përforcimin e bashkëpunimit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, theksojnë nga Analitika tink – tenk.
Përmes kësaj ngjarje duan të hapin procesin e dialogut në mesin e të gjithë palëve relevante të prekura, por para së gjithash integrim i sektorit publik dhe privat përmes analizave dhe rekomandimeve për krijimin e qasjes sistematike për përforcim të bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ballkanit Perëndimor.