Hulumtim për dhunën në shkollat e mesme

Shkup, 10 mars – Analitika think-tenk sot organizon ngjarje përfundimtare nga projekti “Zhvillimi i kulturës së paqes dhe parandalimi i dhunës si vlera të përgjithshme në sistemin arsimor në RMV,”, i cili është mbajtur nga Ambasada e Kanadasë për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë ngjarje do të prezantohet doracaku i bazuar në hulumtimin e bazuar në mostrën përfaqësuese prej 300 të anketuarve, i realizuar me nxënës nga tri shkollat ​​e mesme të Shkupit – “Zdravko Cvetkovski”, “Zef Lush Marku” dhe “Shaip Jusuf”.

Qëllimi i hulumtimit ishte përcaktimi i llojeve të dhunës ndaj të cilave ekspozohen nxënësit e shkollave të mesme, frekuentimi i tyre, si dhe perceptimi i formave të sjelljes së dhunshme nga bashkëmoshatarët e shkollës në raport me gjininë.

Është paralajmëruar fjalim hyrës i zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, ndërsa në kuadër të manifestimit do të mbahet simulimi i rastit “Pushimi i madh” i përgatitur nga nxënësit pjesëmarrës në këtë projekt.