Hristo Ivanov për MIA: Ka tre ide për draft-vendim për propozimin francez

Shkup, 23 qershor – Në Asamblenë popullore bullgare ekzistojnë tre propozime për draft-vendimin për propozimin e kryesimit francez me BE-në për zhbllokimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, të cilat janë parashtruar nga partitë: Bullgaria Demokratike (BD), Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB) dhe Lëvizja për të drejta dhe liri (DPS), deklaron për MIA-n bashkëkryesuesi i BD-së, Hristo Ivanov.

“Shpresojmë se çështja sot do të shqyrtohet në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme dhe nesër ose më së voni të hënën propozimi do të miratohet nga Asambleja popullore në seancë plenare”, thotë Ivanov në deklaratën për korrespondentin e MIA-s nga Sofja, pa saktësuar detaje për tre propozimet.

Sipas tij, pas përfundimit të tërë procedurës, kryeministri bullgar Kiril Petkov do të marrë mandat nga Asambleja popullore “të votojë në Bruksel për pranimin e propozimit të kryesimit francez dhe për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare” të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Ivanov konsideron se gjithçka do të varet nga protokolli bilateral, të cilin duhet ta nënshkruajnë ministritë e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, me çka, sipas tij, ai do të bëhej pjesë e kornizës negociuese.

GERB e miratoi pjesëmarrjen e deputetëve të tij në mbledhjen e rregullt të Asamblesë popullore të Bullgarisë, vetë, nëse pranohet kërkesa e partisë që të shqyrtohet propozimi i kryesimit francez me BE-në për negociatat me Maqedoninë e Veriut