Hoxha: Qeveria aktuale skenën politike e ka shndërruar në një tezgë pazari
Shkup, 25 shkurt – Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha deklaroi se Qeveria aktuale skenën politike në vend e ka shndërruar në një tezgë pazari, sipas tij Qeveria nuk punon në interes të qytetarëve, por se si të sigurojnë një deputetë më shumë për të zgjatur jetëgjatësinë e saj deri në zgjedhjet e ardhshme.
“Është shumë i-relevante kjo që po ndodh në kuvend, besoni kjo është qeverisje e numrave. Kjo është një qeverisje që Kuvendin apo skenën politike e ka shndërruar në një tezgë pazari. Këta tash nuk luftojnë për të pasur vizion të qartë se si duhet shteti të ecë përpara. Lufta sot e partive në pushtet është se si të sigurojnë një deputet plus, për të mbajtur gjallë këtë qeverisje deri në zgjedhjet e ardhshme… Nuk ka qeveri e cila buron nga legjitimiteti i qytetarëve dhe prandaj është teza jonë që një dit e më parë për ta parë të gjithë ne veten, duhet vullnetin ta kthejmë te populli dhe popullata të vendos për atë se kush do ti përfaqësoj. Pasi që për momentin nuk përfaqësohet vullneti i qytetarëve, për momentin përfaqësohet vetëm vullneti i grupit të interesit të disa partive politike për të shpëtuar karrierat”, tha Arianit Hoxha, zëvendëskryetar i Lëvizjes BESA.
dërkohë derisa komentoi zhvillimet e fundit në vend tha se në po mbizotëron një paqartësi e madhe dhe se të gjitha përpjekjet po bëhen për të akomoduar e disa personave në kolltukët e pushtetit.
“Ne kemi qenë të parët që kemi thënë se kjo Qeveri është Qeveri e numrave dhe nuk është Qeveri e legjitimitetit. Ne kemi qenë të parët që kemi thënë se interesi për tu kyçur në këtë Qeveri nuk ka të bëj me ndryshimin për aspektin pozitiv të situatës apo të gjendjes së qytetarëve, por ka të bëj thjeshtë me akomodimin e disa figurave në kolltukët e pushtetit…Për momentin shteti është në një vakum total… BDI-në e kemi në një situatë përçarje, ku nuk dihet tash ai grupi që do të shkëputet a është pjesë e qeverisë apo e opozitës, e kemi situatën me Alternativën e cila edhe pse vendimin për të dal nga Qeveria e ka mare dy ditë më vonë se emrat e dorëzuar në kuvend për t’ia shkarkuar ministrat e tyre dhe kemi një situatë ku Aleanca për Shqiptarët po heshtë për të argumentuar kyçjen në Qeveri, dhe mezi pret që të shoh numrat a janë a nuk janë për tu kyçur. Dhe në këto rrethana zëri kritik dëgjohet shumë pak, por kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi prezentë”, deklaroi Arianit Hoxha, Lëvizja BESA.

