Hoxha porosi Apasievit: Ju skeni të drejt të flisni për vlera evropiane

Ministri Bujqësisë, njëherit edhe sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook i është përgjigjur kreut të “Levicës” Dimiter Apasievit.

Hoxha ka thënë se kjo lëvizje nuk ka të bëj aspak me vlerat evropiane por ata kundërshtojnë çdo gjë. Më tej ai e konsideron Levicën si parti të rrezikshme për shoqërinë.

Ja postimi i plotë i Hoxhës:

Tash plotësisht po bëhet e qartë se pse “LEVICA” dhe Apasievat çdo propozim të Lëvizjes BESA e kundërshtojnë dhe bllokojnë.
Paramendoni, në mungesë të fakteve edhe soji dhe lloji i “Levicave” flet për praktikë evropiane a gjithë programin, veprimi, dhe shtrirjen politike e ka tërësisht anti-evropiane.
Kjo dëshmon edhe njëherë se ngritja dhe lejimi i një partie ekstreme si kjo mund të jetë me pasoja shkatërruese për shoqërinë dhe vendin tonë!