Hoxha për thirrjen e Osmanit që mos furnizohemi me naftë ruse: MPJ është ajo që ndihmon ushtrinë ruse

Shkup, 8 mars – Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, dje në Tv21 bëri thirrje që qytetarët të mos furnizohen me naftë e cila do të finansonte ushtrinë ruse.

E ndaj kësaj reagoi Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa, i cili publikoi dokument ku shihet se MPJ furnizohet me derivate nga “Lukoil” kompani ruse.

“E si t’i besosh këtyre kur në publik flasin ndryshe ndërsa në vepër ndryshe!?
Kështu është edhe rasti me Bujar Osmanin i cili tha se çdo blerje në pompat e benzinës që kanë pronar rus, drejtpërdrejt financohet Rusia në veprimet e saj ushtarake në Ukrainë. Me këtë pajtohemi të gjithë ne.
Po cila është e vërteta?
Ministria me të cilën udhëheq Bujar Osmani ka kontratë për furnizim me karburante pikërisht me kompaninë ruse “Luk Oil”, prandaj e pyes a i qendron asaj që thotë se blerja e karburantëve nga kompani ruse e ndihmon luftën e Rusisë kundër Ukrainës, që rrjedhimisht nga kontrata që ka nënshkruar a i bie se Ministria e Punëve të Jashtme ndihmon Rusinë!?
Ka edhe plot institucione shtetërore dhe atë të udhëhequra nga kuadro të BDI që kanë kontrata me kompaninë ruse “Luk Oil”, prandaj para se t’i këshillojë qytetarët, Bujar Osmani le të korigjojë veten e tij.
Ajo fjala popullore: “Këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën”, është pikërisht për politikanët e tipit të Bujar Osmanit që ndryshe flet dhe ndryshe vepron”, ka shkruar Hoxha.

Ndryshe së fundmi të gjitha shtetet përfshirë dhe Maqedonia kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e bojkotuar në çdo lëmi. Nga furnizimi me naftë nga Rusia nuk mund të heqë dorë Bullgaria e cila thotë se pa naftën ruse nuk mund t’ia dalin dot.//Zhurnal.mk