Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Shkup, 3 gusht – Blerja e rrushit, masat e ndërmarra nga shteti dhe problemet e vreshtarëve dhe kantinave të verërave ishin temat që u diskutuan në takimit të sotëm në ambientet e MBPEU me kultivuesit e rrushit dhe kantinat e verërave.

“Qëllimi ynë kryesor është të krijojmë një partneritet me fermerët dhe agrobiznesmenët, kultivuesit dhe kantinat e verërave.

Ne jemi të vetëdijshëm me problemet dhe me pasojat nga pandemia me të cilat ballafaqohet vreshtaria si një degë eksporti. Kjo kohë është e vështirë për çdo sektor. Prandaj, ne si Ministri do të marrim gjithçka të nevojshme për të zbutur pasojat negative në prodhimin e rrushit dhe verës”, shprehet ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha.

Ministri më tej njofton se janë në komunikim të vazhdueshëm me kultivuesit dhe kantinat e verërave me qëllim krijimin e masave në interes për prodhim parësor dhe industrinë e verës.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me kultivuesit dhe kantinat e verërave, me qëllimin e vetëm të krijimit të masave që do të jenë me interes për prodhimin parësor dhe industrinë e verës. Komunikimi i hapur do të vazhdojë në periudhën e ardhshme sepse vetëm përmes partneritetit me kultivuesit dhe kantinat mund të forcojmë këtë degë bujqësore strategjike që ka një peshë serioze në eksportet totale”, shprehet Hoxha./Zhurnal.mk