Hoxha: Me çmime të këtilla, biznesi në Maqedoninë e Veriut është para kolapsit

Shkup, 12 tetor – Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha tha se me me çmime të këtilla, biznesi në Maqedoninë e Veriut është para kolapsit, përcjell TV21. Hoxha bëri thirrje që së paku deri në pranverë të gjithë faktorët të bashkohen në mbrojtje të kompanive, ndërsa theksoi se aktualisht nuk munden të vlerësohen masat e Qeverisë për ballafaqim me krizën energjetike.

“Ne shohim se me këto çmime, biznesi është para kolapsit. Për këtë ne kemi intervenuar si oda ekonomike, të gjithë së bashku që të gjindet mënyrë dhe zgjidhje që Qeveria t’u del në ndihmë për shkak se situata me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike është në nivel shumë të lartë dhe për këtë kërkuam intervenim urgjent nga Qeveria rreth mbështetjes së kompanive me të gjitha resurset e mundshme. Kemi biseduar në Këshillin nacional që të gjejmë zgjidhje që të mbështeten edhe kompanitë që janë në tregun e hapur edhe në tregun fiks, ka mundësi për zgjidhje të tillë, vetëm duhet të gjenden modalitetet”, tha mes tjerash Hoxha.