Hoxha: Koalicion me partitë maqedonase vetëm pas zgjedhjeve, do ta dërgojmë BDI-në në opozitë
Shkup, 16 maj – Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, sot i ka bërë me dije opinionit të gjerë se Lëvizja Besa do të lidhë koalicion me partitë maqedonase vetëm pas zgjedhjeve parlamentare e jo para se të mbahen ato, përcjellë Zhurnal.
Siç shprehet Hoxha, koalicionimi pas zgjedhjeve, edhe në ndodhë, do të bëhet me marrëveshje partneriteti për të udhëhequr shtetin konform realitetit shoqëror.
Ai shkruan se Lëvizja Besa gjatë veprimit të vet politik ka dëshmuar largpamësi politike duke dhënë shans për koalicione parazgjedhore por epilogu i atij koalicioni përfundoi duke mos lexuar drejt dhe sakt synimin e Lëvizjes BESA, andaj siç shton, në të ardhmen nuk do të ndodhë që partia e tyre të shfrytozohet për shpëtimin e partive maqedonase.

