Hotelierët e Ohrit kërkojnë adaptimin e masave më të reja për përballjen me epideminë e koronavirusit

Ohër, 11 gusht  – Adaptimi të paketës me masa që i ka përcaktuar Qeveria për punën e objekteve hotelierike. Kjo është kërkesa që deri tek autoritetet do ta dorëzojë Komuna e Ohrit pas takimit të sotëm të hotelierëve të Ohrit me kryetarin e komunës Konstantin Georgieski dhe përfaqësuesit e Vetëqeverisjes Lokale.

Hotelierët nga Ohri janë të qëndrimit se masat më të reja për mbrojtje nga Kovid-19 nuk janë menduar mirë, si edhe se lënë shumë pyetje pa përgjigje për mënyrën në të cilën do të zhvillohet puna e tyre pas 16-të gushtit.

Takimi i sotëm u realizua me kërkesë të esnafit hotelierik dhe Asociacionit hotelierik të Maqedonisë.

Vërejtjet nga hotelierët në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me planet për vendosjen e shërbimit për roje, më pas me mënyrën se si të veprohet me mysafirët të cilët tashmë kanë hyrë në shtet dhe janë akomoduar në hotele në bazë të statusit të tyre rreth vaksinimit ndërsa paqartësi janë paraqitur edhe për atë se si të veprohet me dasmat e caktuara.