Honda “kapet” duke testuar dhe duke bërë fotografi të Civic Type R 2023 në Nürburgring të Gjermanisë

Nuk është befasi të shohësh një makinë duke u testuar në Nurburgring të Gjermanisë këto ditë.

Por Honda mund të ketë bërë më shumë sesa thjesht duke testuar Civic Type R 2023 në pistë kohët e fundit.

Fotografët “spiunë” kanë kapur jo vetëm ekipet inxhinierike të Honda-s duke ndjekur përparimin e makinës, por edhe disa fotografë dhe videografë, duke bërë fotografitë e tyre të këtij prototipi në pistë.

Fatkeqësisht, ka shumë mistere rreth specifikave përfundimtare të makinës.

Sidoqoftë, fotot kanë zbuluar disa gjëra, për shembull se makina përmban një grilë unike.