Holshtajn: Maqedonia e Veriut që moti e gatshme për fillim të negociatave, por rruga është e gjatë
Shkup, 24 shkurt – Maqedonia e veriut tashmë një kohë të gjatë është e gatshme për fillim të negociatave, por rruga drejt anëtarësimit është akoma e gjatë. Unë e shoh si pozitive atë që një përqindje e lartë e qytetarëve nuk shohin të ardhme tjetër, përveç të ardhmes në kuadër të BE-së, theksoi sot ambasadorja gjermane në vend, Anke Holshtajn para prezantimit të rezultateve nga “Analiza e mendimit publik për procesin e inkaudrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian (2014 – 2021)”.
Holshtajn nënvizoi se ka kontinuitet të madh lidhur me zgjerimin dhe se BE-ja i përmbahet asaj që e tha në mars të vitit 2020, përkatësisht për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, rrugët e të cilave, tha ajo, janë të hapura.
Sa i përket Qeverisë së re gjermane, shtoi Holshtajn, ajo për herë të parë ka paragraf të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe e përmendë inkuadrimin në kapitullin e parë lidhur me negociatat inkuadruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Darkordohem me atë se ky rajon është pjesë e Evropës dhe duhet nën kulmin e BE-së një ditë të bëhemi akoma më të afërta. Rruga drejt asaj nuk është e shkurtë, Asnjë vend i cili nuk është mjaft i prëgatitur, nuk do të ketë kurfarë dobie nga anëtarësimi. Shumë gjëra duhet të bëhen. Kalim i plotë i legjislaturës së vendit në kuadër të legjislaturës së BE-së, ajo pako e ligjeve dhe rregullativave të BE-së, nuk e di sa është i madh, por është i rëndësishëm dhe vazhdimisht rritet. Dhe ajo duhet të bëhet. Do të thotë, në shumë sfera duhet të ketë marrëveshje. Vendi i cili dëshironj të jetë anëtare, duhet të jetë edhe e përgatitur t’i përmbajë edhe presionet e tregjeve të BE-së.
Ajo konsideron se duhet të punohet më shumë në edukimin politik, të sqarohet çka do të thotë anëtarësimi dhe çka duhet të bëhet dhe se për t’u bërë anëtare kërkon kohë, e kjo kryesisht do të varet nga Maqedonia e Veriut përmes vazhdimit të proceseve reformuese dhe sa më shpejtë të zhvillohet kjo, aq më shpejtë do të mund të realizohet edhe procesi i inkuadrimit.
Duke i komentuar rezultatet nga hulumtimi, Holshtajn tha se është shumë e dobishme të shihet zhvillimi i perceptimit për procesin e inkaudrimit me një metodë të njejtë me kalimin e viteve.
“Epilogu do të diskutohet në hollësi, ka mjaft elemente negative – po, por ajo që mua më shumë ma tërhoqi vëmendjen është se pozicioni pat në procesin inkuadrues nuk ndikuan në masë të konsiderueshme në mbështetjen për anëtarësim në BE si e tillë. Element tjetër i cili gjithashtu ma tërhoqi vëmendjen, për atë më vonë do të flasim në hollësi, është se 40 për qind e njerëzve konsiderojnë se vendi është i gatshëm për inkuadrim drejt BE-së që tregon shkallë të konsiderueshme të mungesës së njohurive”, tha ajo.
Holshtajn theksoi se vendet anëtare të BE-së ka kuptuar se duhet të jenë së bashku dhe shumë më zëshëm ta theksojnë nevojën për hapje të procesit inkuadrues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Nevojiten shumë vende anëtare që të mund të lëvizin gjërat në këtë plan. Vendet anëtare gjithashtu panë se çfarë dëmi i është bërë Maqedonisë së Veriut ndaj proceseve të saja reformuese, ndaj procesit të inkuadrimit në rajon, ndaj reputacionit të BE-së në rajon dhe të BE-së si e tillë”, shtoi ambasadorja gjermane.
Sipas saj, element më i ri tani është që Bullgaria ka kryeministër i cili është aktiv dhe tregon përkushtim që të mund të lirohet rruga e Maqedonisë së Veriut drejt inkuadrimit në BE.
“Kjo do të thotë sfidë e konsiderueshme, por duket e mundshme, Këtu e patëm vizitën e kryeministrit bullgar në Shkup, më pas takimi ndërqeveritar në Sofje, puna e grupeve të punës një agjendë e gjerë konstruktive e cila duhet të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët dhe t’i përfitojë sërish mendimet dhe zemrat e njerëzve. ka bisedime mes dy ministrive të jashtme, ato punojnë drejt formimit të kornizës për negociatat për inkuadrim, ka linja të kuqe të fuqishme për Bullgarinë, ka gjithashtu edhe linja të kuqe edhe për Maqedoninë”, shtoi ambasadorja.

