Hiti i perjetshem i te gjithe femijeve “qingji i vogel” vjen me nje version te ri zyrtar

Të gjithë e njohin projektin më të famshëm të fëmijerisë disa brezave, ka qëne këngë pjesëmarrëse në festival në RTSH dhe mbeti si hiti i preferuar i fëmijëve të të gjitha kohërave.

Kënga e kompozuar dhe shkruar nga Zef Lekaj tashmë vjen serisht në një version zyrtar nn orkestrimin e Alban Kondit dhe Fabian Bashes me interpretimin dhe performancën e vogelushes Sia Nini – Zëri më i ri në median shqip.

Në këtë version të freskuar, interpreton Sia Nini, një vogëlushe me zërin e saj të ëmbël dhe të veçantë, duke i dhënë këngës një energji të re dhe duke e bërë atë përsëri të dashur për të gjithë audiencën. Performanca e Sia Nini është tashmë duke tërhequr vëmendje të madhe në mediat shqiptare, duke e bërë atë zërin më të ri që po shpërndahet me ritëm të shpejtë në rrjetet sociale.

Projekti ka “rrëmbyer zemrat” e shikuesve, duke u shpërndarë në mënyrë të pakufizuar nëpër platforma si Instagram, TikTok dhe Facebook. Fansat e vjetër, po ashtu si dhe brezat e rinj, janë të emocionuar nga ky rikthim, duke e bërë këngën një hit që i bashkon të gjithë.

Ky rikthim është një kujtesë se muzika e fëmijërisë ka fuqinë të kapërcejë kohën dhe të krijojë emocione të përjetshme. Me orkestrimin modern dhe interpretimin e Sia Nini, kënga jo vetëm që ruan magjinë origjinale, por i jep edhe një jetë të re në skenën muzikore shqiptare.

Për të gjithë adhuruesit e muzikës së fëmijërisë, ky projekt është një mundësi e artë për të rikujtuar nostalgjinë dhe për të ndjerë emocionin e së kaluarës në një interpretim të freskët dhe modern.