Historianët bullgarë shpallin fitore në betejën me historinë: Revolucion në Maqedoni
Sofje, 17 gusht – E vërteta bullgare do të jetë revolucion në Maqedoni sepse atje deri tani është mësuar fakte krejtësisht ndryshe në librat e historisë. Këtë e konsideron profesori bullgar, Daniell Vaçkov i cili është pjesë e komisionit për çështje historike, informon Zhurnal.
Ai dhe anëtarët tjerë bullgarë nga komisioni i prezantuan si fitimtare vendimet për nderime të përbashkëta të personazheve historike dhe propozimet për ndryshim të librave të historisë, veçanërisht ajo që mbreti Samoil ka qenë bullgar ndërsa Kirili dhe Metodi prejardhjen e kishin në shtetin e madh bullgar.
“Kush e di historinë, do të shohë se ajo që e dakorduam janë rezultate të punës që njihen në Bullgari dhe askush nuk i konteston. Ajo që është e vërtetë për ne, për shoqërinë në Maqedoni, për shumë njerëz do të tingëllojë si revolucion i vërtetë. Sepse në librat e tyre deri sot është shkruar krejtësisht diçka tjetër”, thotë profesori Vaçkov.
Platforma nacionale “Për Maqedoninë” të cilën e përbëjnë mbi njëzetë profesorë eminentë të historisë, gazetarë dhe shkencëtarë, e e udhëheqë Plamen Pavllov, ka shpallur fitore në betejën për historinë.
Sipas tyre, pala maqedonase ka pranuar se mbreti Samoil është mbret bullgar, ndërsa Ohri ka qenë qendër bullgare ku Klimenti dhe Naumi me ftesë të Boris-Mihaillit bullgar, e kanë shpërndarë letërsinë sllovene.
Historianët maqedonas pohojnë se propozimet nuk ndryshojnë asgjë në kuptimin e historisë dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me identitetin./Zhurnal.mk

