Historia e pazakontë, qytetërimi që shmangu luftën duke pirë birra

Lufta ka qenë një pjesë e rëndësishme e historisë njerëzore. Disa mund ta quajnë atë një veprim humanist që vjen natyrshëm ashtu si instinkti kafshëror për të vrarë gjahun pavarësisht se nuk është i uritur.

Luftërat filluan fillimisht në bazë të dallimeve racore, më pa evoloi duke u bazuar në besimin fetar dhe përfundoi duke qenë mjeti kryesor për pushtetin politik dhe financiar.

Njerëzimi mund të ketë evoluar, por disa veprime primitive si lufta nuk do të largohen kurrë nga gjaku ynë. Megjithatë, sado primitive që mund t’i quani, disa qytetërime e cilësuan luftën si një zgjidhje për çdo gjë, historianët kanë analizuar një nga qyteterimet e hershme që mori një qasje të ndryshme politike për të shmangur konflikte të tilla.

Qytetërimi Wari (Huari) është një qytetërim nga Peruja i cili lindi në vitin 600 pas Krishtit. Që nga viti 2013, arkeologët kanë qenë në kërkim për të gjetur mbetje dhe artefakte që do të përfaqësonin dhe përshkruanin më mirë kulturën Wari, raporton abcnews.al.

Rreth fshatrave në Peru, u zbuluan fuci që dikur mbanin birrat që prodhoheshin në Peru me një përqindje alkooli afërsisht 5% . Artefaktet e zbuluara nga arkeologët që përfaqësonin kulturën Wari përfshinin gota pijesh të ndryshme, të cilat u përdorën nga elita e Wari (ata në poste të larta politike).

Bazuar në numrin e fucive për prodhimin e birrës që janë gjetur si artefakte, dukej se Wari që sundonte pjesën më të madhe të bregdetit të Perusë e përdori atë për diçka më shumë sesa thjesht për të shijuar një pije freskuese.

Në vitin 2017, një ekip arkeologësh të udhëhequr nga eksploruesi Justin Jennings që punonte për Muzeun Mbretëror të Ontarios kishte udhëtuar në Quilcapampa në Peru për të gjetur gjurmë të kulturës Wari.

Ata gjetën mijëra fruta të ngjashme me manaferrat, të cilat u përpunuan për të bërë chicha, një pije alkoolike e fermentuar. Sasia e madhe e këtyre frutave, si dhe sasia e madhe e fucive të zbuluara i bëri arkeologët të besonin se perandoria Wari po përdorte birrën si një mënyrë për të nxitur lidhjet politike dhe ekonomike me perandoritë fqinje, raporton abnews.al.

Nuk ishin vetëm bankete politike ku diplomatët e dehur do të arrinin në një konsensus paqësor, por edhe nxitja për të dehur perandoritë e tjera dhe për t’i mbajtur ato të tilla për të shmangur çdo konflikt.

Kultura e popullit Wari ishte shumë pasive dhe paqësore. Duket se ata e kuptuan idenë se prosperiteti mund të arrihet vetëm me bashkim. Kompleksi arkeologjik Wari në Ayacucho zotëron disa pjesë qeramike të cilat ofrojnë një pasqyrë të origjinës së qytetërimit. Vendndodhja ndodhet 25 km në verilindje të qytetit Ayacucho në Ande.

Ky është një koncept mjaft interesant pasi birra nuk ishte me të vërtetë një gjë e rrallë, gjithsesi, ajo është zbuluar rreth vitit 10,000 para Krishtit. Historianët thonë se marrëdhëniet diplomatike janë ndërtuar falë kësaj pije alkoolike.

Mund të themi se birra e ka mbajtur të gjallë qytetërimin Wari për shekuj.