Hiqet ndalesa për automjetet e rënda transportuese në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës

Shkup, 27 shkurt – Në orën 11:10 hiqet ndalesa për komunikacion për automjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar- Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë.

Nga LAMM informojnë se sot nga ora 10:35 është hequr edhe ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Potencojnë se nga ora 00:40 për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesa për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Nga ora 06:20 për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës është vendosur ndalesë për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Manastir-Resnjë përmes vendkalimit malor Gjavatë.