“Hill”: Bajdeni i ka thënë Obamës se do të kandidohet për mandat të dytë

Uashington, 19 prill- Presidenti amerikan Xho Bajden i ka thënë ish presidentit Barak Obama se planifkon të kandidohet për president të SHBA-së në zgjedhjet në vitin 2024, njofton “Hill” duke u thirrur në burimet e saja.

“Ky është indikacioni i fundit se Bajdeni planifikon të kandidohet për mandat të dytë”, shkruan gazeta.

Në konferencën për shtyp në Bruksel në mars, presidenti aktual tashmë ka folur për planet e tij që përsëri të luftojë për Shtëpinë e Bardhë.

Bajdeni dëshiron të kandidohet dhe si duket dëshiron të bindet se të gjithë e dinë këtë, thekson burimi.

Ai ka thënë se Bajdeni mbetet kandidat demokrat që ka gjasë më të mëdha të fitojë ish preiudentin amerikan Donald Tramp nëse ai nominohet nga Partia Republikane.

“Ai beson se është i vetmi që mund ta fitojë Trampin”, deklaroi burimi i njohur mbi përmbajtjen e bisedës Bajden- Obama.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë tekstin, shkruan gazeta, ndërsa këshilltari i Bajdenit shton se vetë presidenti publikisht ka deklaruar se planifikon të kandidohet për një mandat të dytë.

Gazeta shkruan se planet e Bajdenit të kandidohet për rizgjedhje mund të parandalohen vetëm për shkak të rejtingut të ulët. Sipas një anketë kohë më parë të Si-En-Bi-Si vetëm 38 për qind e amerikanëve e miratojnë punën e Bajdenit si president, ndërsa 53 për qind nuk e miratojnë. Poashtu vetëm 35 për qind e anketuesve e miratojnë politikën e tij ekonomike.

Bajdeni për momentin ka 79 vjet dhe në fillim të mandatit të dytë, nëse fiton në zgjedhjet në vitin 2024, do të mbushë 82 vjet./Zhurnal.mk