Higjiena Komunale vazhdon me pastrimin e shkollave në Çair
Shkup, 30 gusht – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, NP Higjiena Komunale-Shkup realizoi aktivitete të larjes dhe pastrimit me dorë të oborreve dhe rrethinës së afërt të shkollave dhe kopshteve në komunën e Çairit.
“Në përputhje me vendimin e Qeverisë së RMV-së që viti shkollor të fillojë me prani fizike të nxënësve në shkolla, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot kryen larje dhe pastrim me dorë të oborreve dhe të kopshteve në komunën e Çairit. Këto aktivitete i realizojmë me qëllim që bashkëqytetarët tanë më të rinj në vitin e ri shkollorë të hyjnë në mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, dhe njëherësh për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit Kovid-19. Përgjatë këtij viti në këtë komunë janë vendosur 33 kontejnerë të rinj me nxënie prej 3,2m2 për hedhjen e mbetjes së përzier komunale” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.