Hidhet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës – dy përballje interesante
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2024/12/kupaekosoves_close_ffk-780x439-1.jpg)
Në ambientet e Federatë së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë të garës janë kualifikuar 16 skuadra, nëntë nga Superliga dhe shtatë nga Liga e Parë që synojnë të kalojnë tutje.
Përballje e zjarrtë është edhe ajo mes Prishtinës dhe Suharekës.
Drita do të përballet me Dukagjinin, derisa Gjilanin e pret një udhëtim i vështirë te Vëllaznimi.
Ferizaj do të përballet me Rilindjën, derisa Llapi pret Vushtrrinë.
Takim tjetër interesant është ai mes Trepçës dhe Drenicës, dy skuadrat që po luftojnë edhe për t’u futur në Superligë nga Grupi A i Ligës së Parë.
Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës:
Vëllaznimi – Gjilani
Feronikeli 74 – Prishtina e Re
Llapi – Vushtrria
Prishtina – Suhareka
Ferizaj – Rilindja 1974
Drita – Dukagjini
Dinamo – Malisheva
Trepça – Drenica