Hertha Berlin fiton në udhëtim te Hamburg dhe mbetet në Bundesliga

Hertha Berlin do të vazhdoj të mbetet në Bundesliga, së paku edhe një edicion tjetër.

Skuadra nga kryeqyteti gjerman ka arritur të fitoj ndeshjen e ‘Play-Out’-it përballë Hamburgit në Volksparkstadion me rezultat 0-2.

Në fakt ishte kjo ndeshja e kthimit, pasi në të parën Hamburg që përfundoi e treta në Bundelsiga 2 kishte arritur fitore të madhe në kryeqytet te Hertha me rezultat minimal 0-1.

Vetëm pas katër minutash lojë, berlinasit shënuan golin e parë, kur pas asistimit nga Plattenhardt qendërmbrojtësi belg Boyata realizoi për 0-1.

Me epërsinë minimale të mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.