“Havash” do të jetë konsulent i TAV Maqedoni për shërbime për pranim dhe pajisje të aeroportit

Kompania “Havash” që është pjesë e “TAV Aeroporte” dhe grupi ADP, do të punojë si kompani konsulent për “TAV Maqedoni” për shërbime për pranim dhe pajisje të bagazhit, pasagjerëve, stoqeve dhe postës që ofrojnë kompanitë ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup.

Nga “TAV Maqedoni” informojnë se “Havash” është kompani e specializuar për operacione në aeroporte për pranim dhe pajisje në Turqi dhe në tregjet e tjera ku funksionin grupi “TAV Aeroporte”.

“Për këtë, kjo kompani është angazhuar edhe në tregun vendor si kompani konsulent, me qëllim që të transmetoj njohurit dhe aftësitë e saja, si përvojë shumëvjeçare ndërkombëtare shumëvjeçare”, thonë nga TAV Maqedoni.

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të “TAV Maqedoni” Metin Batak me këtë do të rritet cilësia e shërbimeve.

TAV Aeroporte janë të pranishme në tregun vendor që nga viti 2010 dhe menaxhojnë me dy aeroporte në vend – Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër.