Hasani: Sistemi i mbrojtjes i qëndrueshëm, efikas dhe bashkëkohor
Shkup, 22 shkurt – Mbrojtja paraqet një nga funksionet më vitale të shtetit ku qëndrueshmëria e brendshme dhe e jashtme janë parakusht bazik për zhvillim shoqëror dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe të shtetit.
Këtë e theksoi sot zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, në Shtëpinë e Armatës, me hapjen e punëtorisë dyditore me temë “Planë i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, që e organizon Sektori për politik dhe planifikim në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Me organizim përkatës të mbrojtjes së vendit garantohet qëndrueshmëria dhe gatishmëria për mbrojtje nga të gjitha llojet e kërcënimeve. Sistemi i mbrojtjes i qëndrueshëm, efikas dhe bashkëkohor kusht për pozicion të qëndrueshëm ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2020, shteti jonë plotësoj një nga dy qëllimet politike afatgjate të jashtme, dhe kjo është anëtarësimi i plotë në Aleancën e NATO-s si aleati i 30-të”, tha Hasani, kumtoi MM-ja.
Përgatitjet mbrojtëse, nënvizoi Hasani, janë proces afatgjatë që me afat kohor nuk kufizohen, kanë aktivitetet të shumta, masa dhe detyra që zbatojnë bartësit e këtyre përgatitjeve.
Në punëtori, thuhet, si ligjërues në mes të tjerëve do të jenë pjesëmarrës edhe prof.dr. Trajan Gocevski këshilltar i presidentit dhe prof.dr. Oliver Bakreski prodekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, ndërsa pjesëmarrësit janë përfaqësues të kabinetit të presidentit, Qeverisë, numër i madh i Ministrive dhe Agjencive, si dhe të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatës.