Hasani: BFI do të kyçet në thirrjen për vaksinim

Shkup, 30 gusht – Zv.Ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, sot në Tv Sitel ka njoftuar qytetarët se është në komunikim intenziv me Reisin e BFI-së, Shaqir Ef. Fetahu lidhur me thirrjen për vaksinim të popullatës, informon Zhurnal.
Sipas asaj që thotë Hasani, ftesë i është bërë të gjithë imamëve që në xhamitë të bëjnë thirrje për vaksinim, me qëllim që sa më shpejtë të largohet kjo pandemi nga Covid.
“Unë jam në komunikim intenziv me Reisin tonë edhe më herët edhe sot do të kemi një takim formal. Përndryshe unë gjithnjë i kam thënë t’u thotë gjithë strukturës, imamëve të xhamive që në çdo mbledhje të bëjnë thirrje që vaksina është e patjetërsueshme dhe se nuk është kundër ligjeve të fesë. Vaksina është zbulim i njerëzimit dhe se vetëm me vaksinim mund të dalim nga ky tunel që na shqetëson të gjithë neve dhe mer jetën të afërmve tanë. Deri sot nuk ka asnjë familje që nuk është prekur nga covid. Unë personalisht kam të afërm që i humba nga kjo pandemi dhe më vjen keq që nuk arritën të vaksinohen, ashtu së paku do të ishim pak më të qetë se kemi bërë maksimumin për të afërmit tanë që të shpëtojnë”, shprehet zv.ministri Hasani.
Situata për momentin nuk është e lakmueshme por shifrat janë tejet të larta. Përqindja e të infektuarve nga numri i testimeve është mbi 10% ndërsa në kulmin e pandemisë kjo përqindje arrinte deri në 20%.
Për momentin në Maqedoni kemi 14360 raste aktive dhe 5869 të vdekur nga Covid .//Zhurnal.mk