Hartimi I legjislacionit të ri , në përputhje me zhvillimet e reja

Vitet e fundit, në përputhje me zhvillimet e reja në të gjitha fushat, Kina ka parë të domosdoshme edhe ndërhyrjet në legjislacion në shumë fusha, për t’iu përshtatur sfidave të ndryshimeve. Organi më I lartë ligjvënës I vendit (AKP) dhe komiteti I përhershëm I tij kanë hartuar 68 ligje të reja dhe kanë rishikuar 234 të tillë.
Përveç Kodit Civil të vendit, ligje që lidhen me sigurinë kombëtare, shëndetësinë, kulturën janë miratuar në dekadën e fundit. Ligjet për mjedisin ekologjik, arsimin, shkencën e teknologjinë kanë pasur një rishikim të gjithëanshëm sistematik.
Gjatë rishikimit të ligjeve është ndjekur edhe praktika e kërkesës së mendimeve të opinionit publik për 205 projektligje