Hapja e Konferencës së 6-të vjetore për e-tregti

Shkup, 14 nëntor – Nën moton “Ridefinimi i e-tregtisë me inteligjencën artificiale” sot në Shkup do të hapet edicioni i gjashtë i Konferencës për e-tregti në organizim të Asociacionit për e-tregti në Maqedoni.

Nga Asociacioni për e-tregti informojnë se ekspertë të lartë dhe eminenti nga brendet e mëdha botërore Meta, Zalando, Nestle, Alegro, por edhe përfaqësues nga bizneset më të sukseshme rajonale do të jenë pjesë e programit të paralajmëruar, të cilët përmes ligjëratave, panel diskutimeve dhe bisedimeve do t’i transmetojnë ekspertizat dhe përvojat e tyre nga sfera e e-tregtisë, inteligjenca artificiale, digjitalizimi dhe marketingu digjital. 

Theksojnë se Konferenca edhe këtë vit ka karakter rajonal dhe është më e madhja deri më tani – do të marrin pjesë më shumë se 600 mysafirë – sipërmarrës të suksesshëm, e-tregtarë, drejtorë dhe menaxherë të kompanive dhe përfaqësues qeveritarë nga vendi, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Bullgaria. 

Si pjesë e programit, do të ndahen zyrtarisht të dhënat nga Kontrolli vjetor 2023 i analizës për e-tregti, do të flitet edhe për rëndësinë e të dhënave, marketingut dhe inteligjencës artificiale si shtylla kurrizore të një biznesi të suksesshëm të e-tregtisë , ndikimi i platformave “marketplejs” në sektorin e e-tregtisë, por edhe për rëndësinë e një përvoje të pandërprerë me pagesat onllajn dhe shpërndarjen ndërkufitare në internet, si dhe do të ndahen përvojat nga e-tregtarët të suksesshëm në rajon.

Para mysafirëve të pranishëm fjalime të tyre përshëndetëse do të kenë presidenti Stevo Pendarovski, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend Petra Dreksler, Shtefan Hudolin, udhëheqës për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Shkup, si dhe Nina Angellovska, kryetare e Asociacionit për e-tregti. 

Konferenca mbështetet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim – GIZ si partner organizativ, Masterkard si partner i përgjithshëm, A1 Maqedoni si partner digjital, Ananas dhe NLB Bank si partnerë të artë dhe Banka Komerciale, Shporta, Biraria Shkup, Geniki Taksidromiki, Fit Kit, Halkbank, Feshën Grup dhe Fabrika e duhanit Filip Moris Prilep si partnerë të argjendtë të ngjarjes.