Hapja e Ditëve të filmit gjerman

Shkup, 15 tetor 2022 (MIA) – Me shfaqjen e filmit “Unë jam njeriu yt”, fitues i Çmimit gjerman të filmit për vitin 2021, në sonte me fillim në ora 20 në Kinotekë do të hapet festivali i sivjetshëm “Ditët e filmit gjerman”.

Festivali organizohet nga Ambasada e Gjermanisë në vend, në bashkëpunim me Kinotekën, Qendrën Ballkanike për Bashkëpunim “Loja” në Tetovë dhe Shtëpinë e Evropës në Strumicë dhe Kriva Pallankë.

Në ditët në vijim pas hapjes, 16, 17 dhe 18 tetor, programi përfshin filmat: “Rabije Kurnaz kundër Xhorxh V. Bush”, “Bota do të jetë ndryshe” dhe “A E  I O U – Alfabeti i shpejtë i dashurisë”.

Ditët e filmit gjerman do të hapen nga ambasadorja e Gjermanisë, Anke Hollshtajn, me një fjalë përshëndetëse. Krahas Shkupit, shfaqje do të ketë edhe në Tetovë, Kavadar, Shtip, Strumicë, Kriva Pallankë, Kumanovë Kratovë.

Filmat janë në gjermanisht, me titra maqedonisht dhe shqip. Hyrja për shfaqjet në Kinotekë është 100 denarë, ndërsa në qytetet tjera falas.