Hapet zyra e disperzuar e Qendrës për punësim – Shkup në Komunën e Haraçinës

Shkup, 3 mars – Zyra e disperzuar e Qendrës për punësim – Shkup, me qëllim të afrimit të shërbimeve që ofron Agjencia për punësim deri tek personat e papunë dhe informimin e tyre më të madh për aktivitete që ka zbatuar ky institucion u hap sot në Komunën e Haraçinës.

Siç informojnë nga Agjencia e punësimit të RMV-së (APRMV) në hapje kanë marrë pjesë nga APRMV-së Bekim Murati dhe kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi.

Drejtori i APRMV-së Murati ka nënvizuar se zyra e sapohapur në Haraçinë ka për qëllim shërbimet që Agjencia për punësim të ofroj të jetë më qasshme për qytetarët dhe në këtë mënyrë të rritën mundësitë e tyre për integrimin e tregut të punës.

Në zyrën e disperzuar në Haraçinë personat të papunësuar do të mund të nxjerrin edhe vërtetim që janë të papunësuar, si dhe të marrin informacion të saktë dhe në kohë për masat aktive dhe programet janë pjesë e Planit operacional për punësim që e zbaton APRMV-së.