Hapet Klinika juridike në Universitetin e Tetovës

Tetovë, 28 mars – Në Universitetin e Tetovës sot u inaugurua solemnisht Klinika juridike. Kjo klasë do të jetë vendi ku mësim praktik do të kenë studentët e Fakultetit juridik. Është formuar me ndihmë financiare nga Ambasada amerikane.

Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërnz tha se Klinika juridike është pjesë e rëndësishme e mbështetjes së tyre në sektorin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut.

“Pasi ky është investim në njerëzit të cilët do të bëjnë dallim më të madh dhe ata janë liderët e rinjtë, prokurorët e rinj të ardhshëm, gjykatës, avokatë luftëtarë për të drejtat e njeriut, ata janë ardhmëria dhe ata meritojnë vend profesional ku do të mund ta ndërtojnë arsimin e tyre, trajnim teorik me përvojë praktike që do t’i afrojnë tek njerëzit të cilëve u shërbejnë”, deklaroi ambasadorja Bërnz.

Ajo para një jave potencoi se tetë për qind e qytetarëve kanë besim në gjyqësi dhe nevojitet të kthehet besimi në këtë sistem.

Dekani i Fakultetit juridik Qebir Avziu tha se për mësimin praktik të studentëve, Universiteti do të analizojë cilët përfaqësues të sistemit gjyqësor do të ftohen.

“Megjithatë, kemi gjykatës të ndershëm, prokurorë të ndershëm publikë dhe shumë avokatë me vlerë dhe ne përmes këtij procesi do t’i selektojmë. Kjo klinikë ka për qëllim të vendoset mësim praktik tek studentët tanë dhe prandaj do të ftojmë gjykatës, prokurorë, noterë dhe ekspertë të drejtësisë të cilët do t’i ndajnë përvojat. Prej tani në vend të teorisë do të kenë edhe praktikë”, deklaroi Avziu.

Në tre universitete të vendit tonë janë hapur klinika juridike me ndihmën e Ambasadës amerikane.