Hapësira të reja për dy institucione komunale në kampusin e UEJL në Tetovë

Tetovë, 11 mars – Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë janë adaptuar hapësira në të cilat në të ardhmen do të funksionojnë dy organe komunale – zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal (ZHEL) dhe Ndërmarrja Publike për Transportimin e Udhëtarëve “Tetova transport”.
Kuadri akademik i UEJL do të japë mbështetje dhe mentorim për të punësuarit në administratën komunale në drejtim të gjetjes së fondeve dhe projekteve në drejtim të nevojave të vetëqeverisjes lokale.
“Falë bashkëpunimit të shkëlqyer, sot në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në mënyrë solemne i hapëm zyrat e reja të sektorit për Zhvillim Lokal Ekonomik dhe NP “Tetova Transport”. Hapja e hapësirave të reja ishe edhe një nga premtimet e mia zgjedhore Qytetarëve do t’u mundësohen shërbime efikase dhe reale, njëherësh duke krijuar hapësira të reja pune për mbi 30 të punësuar”, porositi kryetari i komunës Bilall Kasami
Zyrat e ZHEL dhe NP “Tetova Transport” – Tetovë ndodhet në objektin numër 701 në UEJL.