Hamilton tha se kualifikimi nga pozita e katërt ‘nuk është ndjerë kurrë aq mirë’

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton ka folur pas kualifikueseve të Kanadasë.

Lewis Hamilton tha se kualifikimi i katërt “nuk është ndjerë kurrë aq mirë”, por paralajmëroi se Mercedes ka ende punë për të bërë përpara Çmimit të Madh të Kanadasë.

Hamilton arriti të përfundojë garat kualifikuese në vendin e katërt, pas Max Verstappen, Fernando Alonsos e Carlos Sainz.

Shtatë herë kampioni i botës, tha se ndihet i lumtur që do të fillojë nga pozita e katërt.

“Sinqerisht, ndihem mahnitës. Jam kaq i lumtur. P4 nuk është ndjerë kurrë kaq mirë,” tha Hamilton për Sky Sports.

“Për të kaluar atë me të cilën u përballëm sot, ishte e vështirë për të gjithë atje dhe jam shumë i lumtur që kemi arritur në atë pozicion, por Mercedesi ka ende punë për të bërë”, përfundoi ai.

Gara për Çmimin e Madh të Kanadasë mbahet sot, me fillim nga ora 22:00.