Haaland shuan ‘thashethemet’: Jam i lumtur që jam në këtë skuadër

Erling Haaland ishte protagonisti kryesor në fitoren e mbrëmshme të Dortmund ndaj Wehen.Skuadra e Dortmund arriti fitore me rezultat solid 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.Haaland ishte ai që i dhuroi fitoren Dortmundit duke i shënuar që të tre golat.

Pas ndeshjes Haaland u prononcua për media.Ai tha se është i lumtur që është pjesë e një skuadre si Dortmund.“Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi. Jam krenar që jam pjesë e Borussia Dortmund ”, tha sulmuesi norvegjez.

Kohë më parë u raportua se Haaland mund t’a lërë skuadrën gjermane pas interesimit të madh të Chelseat, por duket se Haaland është i lumtur te Dortmund, kurse Chelsea është afër nënshkrimit me Romelu Lukakun.