Guvernatori i Luganskit thotë se Rusia e kontrollon 80 për qind të rajonit

Lugansk, 21 prill – Guvernatori i Luganskit, Sergej Hajdaj kumtoi se forcat ruse tani i kontrollojnë 80 për qind të rajonit ukrainas.

Hajdaj thotë se trupat ruse kanë arritur të realizojnë kontroll mbi pjesën më të madhe të rajonit si edhe se pas pushtimit të qytetit të vogël Kremina tani janë para qyteteve Rubizhe dhe Popasna.

Para pushtimit rus, autoritetet ukrainase i kontrollonin 60 për qind të rajonit Lugansk – njërën prej dy zonave që e përbëjnë Donbasin.

“Okupatori kontrollon vetëm disa pjesë të këtyre qyteteve, duke mos mundur të depërtojë drejt rajoneve qendrore të qytetit”, kumtoi Hajdaj përmes publikimit në aplikacionin “Telegram”.

Analistët vlerësojnë se ofensiva në pjesën lindore të Ukrainës mund të bëhet e vështirë pasi që armata ruse atje përballet me trupat më me përvojë të Ukrainës të cilët për tetë vite po luftojnë me separatistët prorusë në Donbas./Zhurnal.mk