Guterres takohet me Zelenskyn: Në Ukrainë pashë shkelje të të drejtave të njeriut

“Në Ukrainë kam parë shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas vizitës së sotme në Ukrainë në vendet ku u kryen krime kundër civilëve.

‘Unë besoj se liderët e mëdhenj botërorë duhet të vijnë në Ukrainë. I jam shumë mirënjohës Sekretarit të Përgjithshëm që erdhi’, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sot kaluam shumë kohë duke diskutuar se si OKB-ja mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës në Azovstal dhe besoj se në fund do të kemi një rezultat pozitiv’- u shpreh Zelensky.