Guteresh në Pakistan: Bota menjëherë ta ndërpresë luftën kundër natyrës

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, sot i vizitoi rajonet e goditura nga përmbysjet në Pakistanin jugor, ku autoritetet po luftojnë të shpëtojnë dhjetëra mijë njerëz, të shpërngulur nga përmbysjet.

“E paimagjinueshme”, dëgjohet si thotë Guteresh në videon nga fluturimi i tij mbi provincat Belluxhistan dhe Sind, së bashku me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, njoftoi DPA.

Shefi i KB-së u informua për ndikimin e përmbysjeve dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të japë përkrahje të madhe financiare.

Guteresh tha se Pakistani është një nga 15-të vatrat e ndryshimeve klimatike dhe i bëri thirrje botës që të sigurojë “përkrahje masive”, që të mund vendi të shmang edhe një katastrofë të tillë.

Ai tha se atë që KB-ja e bën në Pakistan është pikë në oqean nga ajo që nevojitet.

“Nga Islamabadi dërgoj apel global: Ndaleni çmendurinë. Investoni në energji ripërtëritëse tani. Ndaleni luftën kundër natyrës”, ka shkruar Guteresh në Tuiter.

Shefi i KB-së gjendet për vizitë dyditore në Pakistan, ku gjatë përmbysjeve të cilat janë shkaktuar nga të rreshurat monsune të shiut, nga qershori e deri tani jetën e kanë humbur 1.396 njerëz prej të cilëve një e treta ishin fëmijë.