Guteresh e dënon shpërthimin në Kabul ku e humbën jetën 19 persona

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e dënoi shpërthimin që ndodhi dje në ndeshjen në kriket në Kabul ku e humbën jetën të paktën 19 civilë, më shumë se sa pritej fillimisht. “Ka viktima shtesë”, shkroi Guteresh në Tuiter.

Shërbimet e sigurisë talebane kumtuan se shpërthimi gjatë ndeshjes është shkaktuar nga një granatë dore pa e zbuluar numrin e saktë të të vdekurve.

Të paktën 13 të plagosur janë dërguar në spitalin me të cilin udhëheq organizata joqeveritare italiane “Emergjency” në kryeqytetin e Afganistanit.

“Shpresojmë se bashkëqytetarët tanë, mysafirët e huaj, diplomatët dhe liderët ndërkombëtarë nuk do të zhvillojnë fushatë direkte për ata njerëz të këqij të cilët nuk u dëshirojnë lumturi afganëve”, kumtoi policia në Kabul.

Talebanët, të cilët nga kthimi i tyre në pushtet pohojnë se e kanë kthyer sigurinë në vend, i fshehin incidentet e tilla nga opinioni.

KB-ja ka regjistruar 2.016 viktima civile pasi talebanët e morën pushtetin. Në raportin e saj të fundit, shumica e atyre vrasjeve i kanë përshkruar Shteti Islamik.