Gullash Segedini: Gjellë e njohur, për të cilin e gjithë Hungaria është krenare!
Ushqimi tradicional për të cilin hungarezët janë shumë krenarë dhe që është e para në listën e atyre të cilët e gatuajnë për mysafirët e tyre të vendeve të ndryshme
Fatkeqësisht, shumica e mbajnë në mend vetëm si ushqim të cilin në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar e kanë ngrënë nga konserva, mirëpo gullashi hungarez, pikërisht është specialitet kulmor!
Përbërësit:
▪ 500 g domate
▪ 2 karota
▪ 350 g qepë
▪ 200 g patate
▪ vaj
▪ kripë
▪ piper i kuq, kopër, kumin, piper i bluar i zi
Përgatitja:
Qepen e grirë fërgojeni në vaj të nxehur dhe shtoni karotat e prera në rrathë. Pastaj përzieni dy lugë piper të kuq dhe copëzat e mishit të pulës dhe fërgoni.
Pastaj shtoni pataten e grirë imët, domaten e grirë dhe pak kumin.
Lëreni të zihet edhe rreth njëzet minuta, kur edhe gullashi bëhet i gatshëm për ta servuar.
Ju bëftë mirë.