Guardiola i ‘dorëzohet’ Real Madridit: Kemi shanse minimale për t’i mposhtur
Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City ka vetëm ‘një përqind’ shanse për të mposhtur Real Madridin dhe për t’u kualifikuar tutje.
City dukej që papritmas e gjeti formën e vjetër pasi mposhti Newcastle në Ligën Premier me rezultat 4-0 në një ndeshje ku shkëlqeu Omar Marmoush me het-trik.
Kampioni në fuqi i Anglisë tashmë përballet me misionin e vështirë për ta mbajtur atë nivel për ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’ të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
‘Qytetarët’ e humbën ndeshjen e parë me rezultat 3-2 në ‘Etihad’ pasi morën epërsinë dy herë përmes Erling Haaland.

Përkundër paraqitjes së tyre ndaj Newcastle, Guardiola ka thënë se ekipi i tij ‘nuk është ende i mirë’ pasi beson se kanë vetëm ‘një përqind’ shans për ta mposhtur Real Madridin në shtëpi.

