Grupet e punës të Maqedonisë dhe Bullgarisë biseduan për furnizimin me gaz natyror
Shkup, 25 mars – “Bulgartrans gas” të bisedojë për sigurimin e sasive shtesë të gazit natyror por edhe të shqyrtohet mundësia për rezervimin e kapaciteteve për Maqedoninë e Veriut në depot të cilat janë në territorin e Bullgarisë, dakordoi në takimin e sotëm Grupi i punës i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për Infrastrukturën, Transportin dhe Energjetikën midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Siç kumtoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, më 6-të apo 7 prill duhet të mbahet takim midis kompanive nacionale energjetike të të dyja vendeve për t’u përcaktuar detajet dhe të përshpejtohet procesi.
Homologu i tij bullgar, ministri i Energjetikës, Aleksandar Nikollov, nuk tha nëse Bullgaria do të zgjasë kontratën e furnizimit me gaz natyror me “Gazpromin”, e cila skadon në fund të vitit dhe nga e cila varet furnizimi i vendit me gaz natyror, por garanton se Maqedonia e Veriut do të furnizohet ende me këtë energjens. Mesazhi i Nikollovit është se duhet të konsiderohen mënyra alternative të furnizimit me gaz natyror për të minimizuar varësinë nga Rusia.
Si zgjidhje afatgjate për furnizimin me gaz në vend, në takimin e sotëm u fol edhe për vazhdimin e interkonektuesit Petriç – Strumicë deri në TEC Negotinë përmes rishikimit të studimit ekzistues.
Sipas Bekteshit, edhe një zgjidhje afatgjatë e jona është edhe pjesëmarrja jonë në terminalin në Aleksandropulos.
“Me menaxhmentin e kompanive energjetike prej të dyja anëve i shqyrtuam mundësitë për përshpejtimin e projekteve duke e pasur parasysh krizën energjetike. Edhe paraprakisht kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer në sektorin energjetik por nuk do të ndalemi këtu. Do të vazhdojmë me projekte shtesë, që të dyja shtetet të kenë përfitim prej investimeve. Jemi duke biseduar për realizimin e Memorandumit për lidhjen e tregjeve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nga fundi është procedura për vendosjen e tregut të organizuar dhe kompania e cila do ta bëjë këtë në vend. Deri në fund të vitit procedura duhet të përfundojë, ndërsa në fillim të vitit do të kemi organizim të tregun vendor, do të lidhemi me Bullgarinë, ndërsa këtë do ta përhapim përmes investimeve të ndryshme, siç është interkonektuesi me Bullgarinë dhe me fqinjët e tjerë”, tha Bekteshi në konferencën e përbashkët për shtyp.
Është shumë e rëndësishme, shtoi, të nxitet edhe bashkëpunimi në pjesën e Korridorit 8, jo vetëm në infrastrukturën rrugore por edhe hekurudhore, por edhe në sektorin energjetik.
“Për interkonektuesin Petriç – Strumicë jemi pajtuar që të rishikohet studimi sepse në atë të mëparshëm është paraparë që të bëhet test për tregun e Shtipit, por do ta bëjmë TC Negotinë sepse përmes EMV-së janë marrë masat e duhura që të kemi kapacitet shtesë për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror. Ai interkonektues në të ardhmen mund të jetë furnizues i atij kapaciteti që ka gjasa të jetë i madh”, tha Bekteshi.
Lidhur me krizën për shkak të konfliktit ruso-ukrainas, vendi, nënvizoi ministri, mbetet fuqishëm në vendimet që i sjellë BE-ja.
“Me Bullgarinë, si anëtare e BE-së, i shkëmbejmë të gjitha informacionet dhe mënyrat për të përballuar më mirë krizën energjetike dhe situatën e re nga konflikti në Ukrainë. Ne qëndrojmë fort pas përpjekjeve për të realizuar sa më shumë projekte, veçanërisht me Bullgarinë. Për këtë është bërë një udhërrëfyes, i cili përcakton afatet, përmes kompanive, institucioneve, takimeve të tilla të drejtpërdrejta dhe procedurave të hapura transparente do të realizojmë gjithçka që është dhe çfarë do të merret vesh”, shtoi Bekteshi.
Ministri Nikollov decid se të dyja vendet do të përballen me sfidat.
“Në kohë të vështira shihen miqtë e vërtetë. Ka shumë mundësi, por rreziqet duhet të ndiqen. Bullgaria është në dispozicion për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në pjesën e infrastrukturës”, theksoi Nikollov.

