Grkovska – Garsia: Mbështetje nga Spanja për integrimin në BE dhe zbatimin e reformave

Shkup, 24 mars – Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska dhe ambasadori spanjoll në vend, Hoze Llozano Garsia, në takimin e sotëm shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave për përforcimin e politikave për qeverisje të mirë dhe avancim të reformave thelbësore në lidhje me anëtarësimin drejtë Bashkimit Evropian.

Siç informojnë nga Qeveria, në takim ishte përsëritur mbështetja të cilën Spanja si partnere e rëndësishme e NATO-s ia jep Maqedonisë që sa më shpejtë të fillojë bisedimet me Unionin dhe ishte shprehur mirënjohje për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësim në NATO, të cilin Senati spanjoll njëzëri e miratoi edhe krahas krizës me koronavirusin.

Ishin përshëndetur politikat e Maqedonisë së Veriut në përputhje me pozicionet e partnerëve strategjikë gjatë dënimit të pushtimit rus në Ukrainë, si dhe vendimet për ndarjen e ndihmës për popullin ukrainas dhe gatishmërinë për pranim të refugjatëve nga Ukraina.

“Në takim është shprehur kënaqësia nga energjia e re e cila është e dukshme në dialogun e vendosur me Qeverinë e Republikës së Bullgarisë, me çka ishin shkëmbyer informacione për bashkëpunimin e grupeve të punës, veçanërisht në kuadër të grupit ku zëvendëskryeministrja Grkovska me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe ekspertë të tjerë të bisedojnë për propozime dhe vendime nga sfera e sundimit të drejtësisë, digjitalizimit, agjendës së gjelbër dhe tema të tjera me rëndësi dhe në interes të qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Të dyja palët kanë theksuar vullnetin dhe transparencën për thellimin e bashkëpunimit nga sfera e krijimit të masave antikorruptive, ndarjen e përvojave për rregullativën ligjore dhe ngritje të nivelit të transparencës dhe llogaridhënien si mjete shumë të rëndësishme për parandalim të veprimeve korruptuese