Greta Koçi thekson linjat e trupit me fustanin e ngushtë ngjyrë portokalli nga pushimet në Turqi

Këngëtarja e hitit, “Zemra për ty ndal”, ka zgjedhur Stambollin për pushime.
Greta Koçi, ka kohë që e ka vazhduar jetën në Vienë të Austrisë e cila ndante postime në rrjete sociale të shpeshta nga atje, megjithatë nuk e ka zbuluar arsyen e shkuarjes në Austri, apo kush është shoqëruesi/ja, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, bukuroshja zeshkane së fundmi është rikthyer në vendlindjen e saj e cila nuk hezitoi t’i publikonte disa fotografi duke treguar se është tejet e lumtur për rikthimin.
Sidoqoftë, Greta Koçi nuk qëndroi edhe gjatë në Shqipëri, ajo menjëherë nisi pushimet për verën e vitit 2021.
Sipas fotografive të publikuara në profilin e saj zyrtar në Instagram, Greta Koçi ka zgjedhur Turqinë për pushime.
E veshur me një fustan të ngushtë me ngjyrë portokalli, këngëtarja shqiptare zbuloi se është në Stamboll.
“Shumë e bukur”, shkroi në përshkrimin e postimit të saj në gjuhën turke duke i shoqëruar mbishkrimit emotikon të frutit mandarinë.
Kujtojmë se, Greta ka punuar sa i përket projekteve muzikore, tre muaj më parë ka lansuar këngën “Trëndafilat’.